BE propozon ndalimin e shitjes së disa produkteve të duhanit

Komisioni Europian ka propozuar ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit me përbërje aromatizuese, si një përpjekje për të luftuar kancerin.

Ndalimi do të mbulojë vetëm artikujt që shpërndajnë të ashtuquajturin ‘duhan të nxehtë’, ose ‘cigare të ngrohta’ dhe nuk do të ndikojë në cigaret elektronike ose produkte të tjera që përmbajnë vetëm nikotinë dhe prodhojnë avull.

Cigaret me ngrohje shihen shpesh si një alternativë ndaj produkteve të tjera të duhanit pasi temperatura më e ulët në të cilën funksionojnë pajisjet e ngjashme i lejon ato të mos djegin duhanin ose të prodhojnë tym kur përdoren. Megjithatë, ato nuk janë pa rreziqet serioze shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit.

Një studim i fundit i Komisionit tregoi një rritje prej 10% në shitjet e produkteve të duhanit me ngrohje në më shumë se pesë vende anëtare, ndërsa produktet e duhanit me ngrohje tejkalonin 2.5% të shitjeve totale të produkteve të duhanit në përgjithësi në të gjithë rajonin.

Sipas shifrave të BE-së, kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në bllok, me rreth 1.3 milionë vdekje nga kanceri dhe 3.5 milionë raste të reja çdo vit. Rreth 40% e qytetarëve të BE-së do të përballen me kancerin në një moment të jetës së tyre, me një ndikim ekonomik vjetor të vlerësuar në rreth 100 miliardë euro.

Komisioni Evropian tha më parë se donte të siguronte që më pak se 5% e popullsisë të përdorë duhan deri në vitin 2040.

Propozimi i ndalimit tani shkon tek vendet anëtare dhe ligjvënësit e Parlamentit Evropian për shqyrtim.

*Tibo News