BE plane për rishikimin e provimeve të patentave

Bashkimi Evropian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet për patentat në 27 shtetet e tij anëtare,  si një mënyrë për të zvogëluar shifrat tronditëse,  20,000 vdekjeve në trafikun rrugor çdo vit, me 40% të vdekjeve që përfshijnë shoferë nën moshën 30 vjeç.

Propozimet e reja do të përcaktojnë edhe moshën ligjore për të dhënë provimin dhe për të drejtuar makinën në moshën 17 vjeç dhe mbajtësit e rinj të patentës do të kenë një periudhë prove dyvjeçare, gjatë së cilës ata nuk do të jenë në gjendje t’i japin makinës vetëm dhe do të ndalohen plotësisht nga pirja e alkoolit gjatë ngarjes.

Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, në dekadën e fundit ka pasur një rënie të numrit të viktimave në rrugët e BE-së në çdo vend, si dhe mesatarisht për të gjithë BE-në.

Vendet më të mëdha si Franca, Gjermania dhe Italia me disa nga rrjetet më të gjera rrugore dhe shumicën e makinave janë ende duke shfaqur një numër të lartë të viktimave, por ato kanë rënë ndjeshëm nga 2011 në 2020.

Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit, një organizatë e pavarur jofitimprurëse me qendër në Bruksel, e dedikuar për uljen e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve në Evropë, thotë se numri i vdekjeve në trafikun rrugor duhet të ketë ritëm më të shpejtë rënieje, pasi ende nuk është arritur objektivi.

Propozimet e reja të BE-së gjithashtu do t’u japin vendeve fuqinë për të zbatuar ndalimet e drejtimit të automjeteve nga një Shtet Anëtar i BE-së në të gjithë bllokun.

*Tibo News