
BE: Përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën përmes energjisë ka dështuar
Përpjekja e Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet energjetike ka dështuar, por viti i ardhshëm do të jetë ende sfidues, ka thënë komisionerja europiane për energjinë, Kadri Simson.
BE-ja nisi planin REPowerEU në maj 2022 në përgjigje të përçarjes së tregut të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, duke synuar të sjellë kursime energjie, të rrisë prodhimin e energjisë së pastër dhe të diversifikojë furnizimet me energji.