
BE marrëveshje për ngritjen e sistemit satelitor IRIS²
BE-ja kërkon të sigurojë komunikime të sigurta për bizneset dhe qytetarët përmes një sistemi satelitësh. Negociatorët e Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare ranë dakord dje në mbrëmje për të ngritur një sistem satelitor të quajtur “Infrastruktura për Qëndrueshmërinë, Ndërlidhjen dhe Sigurinë nga Sateliti”, ose shkurt IRIS².
“Investimi arrin vlerën e 2.4 miliardë eurove nga buxheti i BE-së në vitet e ardhshme”, sipas një deklarate.