
BE marrëveshje me SHBA për gazin “për inat” të Rusisë
SHBA dhe BE kanë firmosur një marrëveshje të rëndësishme për gazin natyror të lëngshëm, në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse.
Sipas marrëveshjes, SHBA do i sigurojë BE të paktën 15 miliardë metra/kub karburant shtesë, të njohur si LNG, deri në fund të vitit.
Bashkimi Europian ka njoftuar kohët e fundit se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme.
Marrëveshja u njoftua të premten gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel.
Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen diskutuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.
Rusia është furnizuesi kryesor i energjisë së Evropës dhe lufta e saj me Ukrainën ka bërë që çmimet e energjisë të arrijnë nivele rekord.
Çmimet e energjisë tashmë po rriteshin përpara pushtimit pasi ekonomitë filluan të rikuperoheshin nga kriza e Covid.
Pushtimi i Ukrainës e shtyu BE-në të zotohet se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus me dy të tretat këtë vit duke rritur importet nga vendet e tjera dhe duke rritur energjinë e rinovueshme.
*Tibo News.