BE-ja premton 18 mld euro ndihmë për Ukrainën

Në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën Komisioni Evropian ka zbuluar një paketë të re prej 18 miliardë eurosh, një ndihmë financiare që do të disbursohet gjatë vitit 2023.

Deri më tani, vetëm 3 miliardë euro janë dërguar në Kiev, me 2.5 miliardë euro të tjera që pritet të lëshohen deri në fund të muajit dhe 0.5 miliardë euro të tjera të planifikuara për muajin e ardhshëm.

Fondet e BE-së do të përdoren për të mbështetur shërbimet bazë publike dhe për të riparuar infrastrukturën kritike.