
BE-ja përcakton planin për rritjen e kostove të energjisë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se ishte koha për të kufizuar fitimet për prodhuesit me kosto të ulët që nuk përdorin gaz. Ajo paraqiti planet në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Ne po propozojmë një kufizim në të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto kompani po bëjnë të ardhura që nuk i kishin llogaritur, as nuk i kishin ëndërruar.”
Sipas propozimeve, firmat e karburanteve fosile do të duhet gjithashtu të ndajnë fitimet që bëjnë nga rritja e çmimeve të energjisë.
Qeveritë e BE-së do të përdorin çdo para të mbledhur për të ndihmuar firmat dhe konsumatorët me faturat e tyre. Shefja e Komisionit tha se ajo do të propozojë gjithashtu mënyra për vendet anëtare për të ulur përdorimin e tyre të energjisë. Gjithçka vjen pasi Rusia shkurtoi furnizimet me gaz në Evropë si hakmarrje për sanksionet.
Presidentja tha se BE-ja po punon shpejt për t’u përshtatur:
“Vitin e kaluar, gazi rus përbënte 40% të gazit tonë të importuar. Sot ka rënë në 9%. Por ne gjithashtu shohim se Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë.”
Objektet e depozitimit të gazit të BE-së tani janë rreth 84% , një nivel që ekspertët thonë se duket i mjaft në rregull. Megjithatë analistët thonë se Evropa do të ketë ende nevojë për shkurtime të thella në përdorim për të shmangur mungesat e dimrit. Shtetet anëtare tani do të bëjnë pazare mbi propozimet e Komisionit, por shpresohet se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet këtë muaj.
*Tibo News