BE dhe Austria, 8.8 mln Euro Shqipërisë për burimet ujore

Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers” i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër me një financim prej 8.8 milionë Euro.

Projekti 5-vjeçar është bashkëfinancuar nga BE me një vlerë prje 7.5 milionë Euro, dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me një financim prej 1.3 milionë Euro.

Në veçanti, projekti “EU4Rivers” synon të mbështesë Shqipërinë në përafrimin me standardet e ujit të BE-së, duke u fokusuar në ngritjen e një sistemi të besueshëm monitorimi të ujit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin efektiv të burimeve ujore.

Në një ceremoni të përbashkët ku ishte dhe minisitrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato si dhe ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner, u bë dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.