
BE: Dakordësim, por ende shumë debate për reformën e azilit
Objekti i debatit në Parlamentin e BE-së është domosdoshmëria për pranimin e shpejtë të paketës së rregullave përazilin dhe migrimin. Prej vitesh Bashkimi Europian bën përpjekje për reformën e Sistemit të Përbashkët të BE-së për Azilin. Kjo paketë reforme përmban disa projektligje.
Ndër të tjera parashikohen procese të shpejta të shqyrtimit të kërkesës për azil që në kufijtë e jashtëm si dhe një ndarje të detyrueshme të azilkërkuesve brenda vendeve të BE-së. Ndërkohë po negociohet në të dyja instancat legjilastive europiane, Këshilli i Bashkimit dhe Parlamentit Europian.