AlbanianEnglish

BE arrin marrëveshje për të mbrojtur klimën nga gazet karbonikë

Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë dhe për të ngadalësuar kështu ngrohjen e planetit. Sipas marrëveshjes, BE-ja do të vendosë kosto të reja për karburantin e përdorur për mjetet e transportit dhe ngrohjen e godinave, duke filluar nga viti 2027.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, centralet dhe fabrikat duhet të “blejnë” licenca për dioksidin e karbonit që të vazhdojnë aktivitetin gjatë të cilit prodhohet ndotje.

Ky sistem shërben si thelbi i planeve të BE-së për të ulur ndotjen me 55% deri në vitin 2030.

You don't have permission to register