BB: Ekonomia globale mund të hyjë në recesion

Banka Botërore paralajmëroi se ekonomia globale rrezikon të futet në recesion këtë vit, ndërsa po ndikohet nga rritja e dobët e vendeve me ekonomitë më të mëdha – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina. Në raportin vjetor të Bankës Botërore, e cila jep kredi për projekte zhvillimi në vendet më të varfëra, thuhet se pothuajse ka përgjysmuar parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit, nga fillimisht e parashikuar në 3%, tashmë në nivelin 1.7%.

Nëse ky parashikim rezulton i saktë, kjo do të ishte rritja e tretë më e dobët vjetore në tre dekada.