Batica e zbatica e Selena Gomes në një dokumentar

Selena Gomez, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, ka njoftuar në rrjetin e saj social “Instagram” se së shpejti do të publikojë dokumentarin “My mind & Me.”

Ky dokumentar do të përshkruajë betejat e Selenës përgjatë karrierës së saj.

Prej shumë vitesh, ajo gjendet në qendër të vëmendjes dhe ka arritur suksese të panumërta. Ajo ka pasur edhe kthesa të papritura që e kanë tërhequr drejt errësirave dhe ky dokumentar është pikërisht e vërteta unike dhe e papërpunuar që përfshin udhëtimin e saj drejt dritës së re.

Filmi është drejtuar nga Alek Keshishian, ai më parë drejtoi dokumentarin muzikor në vitin 1991 “Madonna: Truth or Dare.”

Ende nuk ekziston një datë për publikimin e “My Mind & Me”. Njoftimi për dokumentarin erdhi pasi Selena publikoi videoklipin e “Calm Down”.