Bashkimi Europian, 420 mln Euro për hekurudhën shqiptare

Komisioni Europian ka nisur që të vërë në zbatim investimin për projektet hekurudhore në Ballkanin Perëndimor,që është pjesë e Korridorit VIII.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KE bëhet me dije se kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari kap shifrën 2 miliardë Euro, nga të cilat rreth 420 milionë Euro do investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi Evropian do të ofrojë edhe asistencën teknike, përveç anës financiare

Financimi i këtij rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Shtrirja lindore e Korridorit VIII, e cila ndërlidh Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë është pjesë e zgjerimit të rrjetit kryesor të Transportit Trans-Europian.