
Basha në parlament: “PD po pastron mbeturinat e komunizmit”
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh në parlament se shpallja non-grata e Berishës është legjitimiteti më i lartë dhe pastrimi nga mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit.
Përgjigja e Lulzim Bashës erdhi pasi ministrja Elisa Spiropali e kundërshtoi për akuzat që Basha bëri ndaj qeverisë në pushtet.
Ajo i tha se Basha e ka humbur mundësinë e replikës së shumicës për shkak të humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së.
Basha në fjalimin e tij u ndal tek korrupsioni i qeverisë Rama. Ai u zotua se opozita do të rikthejë sa më të shpejt zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Zotimi ynë ësht që ta bëjmë një orë e më parë për t’i mundësuar shqiptarëve rikthimin në kutitë e votimit, pa policinë e keqpërdorur dhe krerët e policisë në shërbim të krimit të organizuar”.
Këto deklarata të Bashës vijnë në ditën që ish kryeministri Berisha ka njoftuar protestë përballë kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.