
Banorët rus po aftësohen ushtarakisht
Në Moskë rreth 70 burra dhe gra po mësojnë aftësitë bazë ushtarake nga frika e shtuar mbi përshkallëzimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Këto kurse po ofrohen falas në një klub sportiv me synimin për të qenë të bashkuar ndaj çdo situate.
Trajnerët në këto kurse kanë rrëfyer se disa prej personave janë mobilizuar tashmë krahas forcave ruse në luftën kundër Ukrainës teksa me mijëra të tjerë kanë zgjedhur të largohen nga vendi.
Klubi stërvitor ushtarak u krijua në vitin 2011 në Moskë dhe qytetarët marrin njohuri mbi përdorimin e armëve dhe dhënien e ndihmës së shpejtë.
Në këtë stërvitje qytetarët mësojnë edhe mbi formën e reagimit në fushën e betejës dhe sesi mund të ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre në rastin e një plagosje.
Kanë kaluar nëntë muaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të këtij viti.
Kremlini e përshkruan luftën si një “operacion special ushtarak” për të çrrënjosur neo-nazistët ndërsa Perëndimi e ka dënuar atë si një rrëmbim toke post-perandorake.
Pavarësisht revoltës nga mijëra qytetarë të Kremlinit që janë kundër luftës shumica e popullsisë ruse mbështet vijimin e saj në territorin Ukrainas.
*TiboNews