Banorët në Rinas bllokojnë qarkullimin e makinave, kërkesa për ARRSH

Banorët e zonës së Rinasit kanë paralajmëruar një përshkallëzim të protestave nëse ARRSH-ja nuk e anulon vendimin për devijimin e rrugës drejt aeroportit të Rinasit.

Banorët protestuan sërish ditën e sotme, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. 

Ata kundërshtojnë vendimin e ARRSH që ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Automjetet që vijnë nga Veriu drejt Rinasit do ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Banorët e këtyre fshatrave paralajmërojnë se do të vijojnë me protestat deri në anulimin e këtij vendimi.

*Tibo News.