
Banorët e Laprakës dhe 5 Majit protestojnë përpara Kuvendit
Dhjetëra familje nga zonat periferike të Tiranës si “5 Maji” dhe “Lapraka” protestuan të enjten përpara Kuvendit.
Ata kërkuan vlerësim më të denjë në vendimet për kompensime dhe dëmshpërblime në projektet “Tirana Riverside” dhe “Unazës së Madhe”.
Disa kërcënuan me grevë urie nëse autoritetet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre.