Banka e Shqipërisë vendos të rrisë normën e interesit

Pas katër muajve në gjendje stopi, Banka e Shqipërisë mori sërish vendim për rritjen e normave të interesit me 0.25% për kreditë dhe depozitat në lekë.

Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se ndërsa inflacioni fillimisht u rrit nga çmimet e importit dhe karburanteve, tani po mbahet i lartë nga presioni i tregut të brendshëm.

*Tibo News