
Banka e Anglisë rrit normën bazë të interesit
Banka e Anglisë ka rritur normat e saj të interesit në nivelet më të larta që nga viti 1989 teksa paralajmëroi se vendi po përballet me një recesion.
Norma e interesit u rrit nga 2.25% në 3% dhe për pasojë ekonomika britanike mund të mos rritet për dy vitet e ardhshme.
Njoftimi i Bankës Angleze bëri që paundi britanik të pësojë një rënie me rreth 2% kundrej dollarit amerikan.
Ministri aktual i financave në Britaninë e Madhe, Jeremy Hunt u shpreh se kjo rritje e normës së interesit do të sjellë vështirësi të mëdha për familjet dhe bizneset që aktualisht kanë kredi.
Sipas Hunt mënyra më e mirë për të dalë nga kriza është që qeveria të ulë borxhin e saj.
Parashikimet e Bankës së Anglisë janë që inflacioni të arrijë në 11% përgjatë tre mujorshit të fundit të këtij viti.
Deri në vitin 2025 papunësia do të rritet në nivelet 6.4% në Britaninë e Madhe duke sjellë dyfishim të nivelit aktual të saj i cili është 3.5%.
Londra zyrtare nuk po gjen qetësi që nga tensionet e mes-tetorit të shkaktuara nga deklaratat e ish-kryeministres Liz Truss për uljen e taksave .