Bandat sulmojnë fshatrat, vriten 160 banorë në Nigeri

Grupet e armatosura kanë vrarë të paktën 160 njerëz në Nigeri në një seri sulmesh në fshatra, thanë të hënën zyrtarë të qeverisë lokale. “Rreth 113 persona janë konfirmuar të vrarë ndërsa armiqësitë e së shtunës vazhduan deri në orët e para të së hënës”, tha të hënën Kassah, kreu i qeverisë lokale në Bokkos, Shteti Plateau, për AFP.Grupet e armatosura filluan sulme “të mirëkoordinuara” në “jo më pak se 20 komunitete të ndryshme” dhe dogjën shtëpitë. Nigeria veriperëndimore dhe qendrore janë terrorizuar prej kohësh nga milicitë bandite që veprojnë nga bazat në pyje dhe bastisin fshatrat për të plaçkitur dhe rrëmbyer banorët për shpërblim.

Konkurrenca për burimet natyrore midis barinjve nomade dhe fermerëve, e intensifikuar nga rritja e shpejtë e popullsisë dhe presionet klimatike, ka përkeqësuar gjithashtu tensionet sociale dhe ka rritur dhunën.Një konflikt xhihadist ka shpërthyer në Nigerinë veri-lindore që nga viti 2009, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe duke zhvendosur rreth 2 milionë, ndërsa Boko Haram lufton për epërsi me rivalët e lidhur me grupin Shteti Islamik.