Balluku inspekton punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ministrja tha se projekti, të cilin e cilësoi si një “mentalitet të ri të të udhëtuarit”, do të kushtojë rreth 17 milionë euro. Siç shtoi ajo, rruga Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta.

Ky është një projekt i cili mbështetet me fondet e BE. BERZH ka dhënë një kredi dhe 50 e tij është grant. Flasim për rreth 17 milionë euro. Janë 39 km, 34 i përkasin hekurudhës ekzistuese Tiranë-Durrës që do të modernizohet dhe 5 kilometra janë gjurmë e re që nis te Megatek deri në aeroportin e Rinasit. Do të jetë vetëm 12 minuta nga qendra e Tiranës deri në terminalin e Rinasit. Nga Tirana deri në Durrës do të zgjasë 22 minuta”, u shpreh Balluku.