
Balluku flet sërish për çmimin e energjisë elektrike
Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku u ndal sërish tek çmimi i energjisë. Duke thënë se kush harxhon më shumë do të paguaj çmim më të lartë energjie, ministrja Balluku theksoi se janë identifikuar familje që harxhojnë deri në 5 mijë kilovator, ku mesatarisht një familje harxhon 500-600 kilovator.
Sipas ministres në një moment të dytë, këta konsumatorë do të paguajnë me çmim më të rritur se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike. Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se për dikasterin e saj janë miratuar 5 VKM.