AlbanianEnglish

Balluku bën publik vendimin e qeverisë: Ndërtesat pa leje do konfiskohen

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë publik një akt të ri të miratuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Balluku deklaroi se sipas kësaj VKM-je, ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik dhe do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projekte publike.

Gjithashtu do të përdorën si fonde për të shpronësuar qytetarët që gjithashtu preken nga projektet publike.

You don't have permission to register