
Ballkani Perëndimor me tre kryeministra shqiptarë
Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi.
Qeveria e tij është miratuar në kuvend me 45 vota pro. Kuvendi zgjodhi këtë të enjte qeverinë e 43-të të Malit të Zi.
Ballkani ka nga sot një kryeministër të tretë shqiptar. Qeveria do të ketë 18 ministri dhe në përbërje ka edhe dy ministra shqiptarë.
Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit.
*Tibo News.