“Ballkani i Hapur”, Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse. Samiti është hapur nga lideri i vendit pritës, Kryeministri maqedonas. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek Këshillimi Kombëtar i realizuar nga qeveria pak kohë më parë.

I pari i qeverisë ka theksuar se nuk është pritur lufta në Ukrainë, për të ditur marrëdhënien speciale që ka mes Serbisë dhe Rusisë.  Rama po ashtu u ndal edhe tek çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij kjo mosmarrëveshje zgjidhet vetëm duke u afruar. Si shembull konkret, Rama ka përmendur Francën me Gjermaninë, apo Japoninë dhe SHBA.