Balla pyetet për çështjen “Ervis Martinaj”: Do t’i shkohet deri në fund

Ervis Martinaj për të shumtë është i vrarë, por për të tjerë është i zhdukur dhe mund të jetë gjallë. Këto janë aludime të bëra shpesh edhe në debatet televizive. Në lidhje me këtë çështje është pyetur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryesisht për hetimet për të zhdukurin Martinaj.

Ministri Balla thotë se Policia e Shtetit po e  bën detyrën e saj në 24 orë në ditë dhe se çështjes së Ervis Martinaj do t’i shkohet deri në fund. Ai tha se kjo vlen jo vetëm për Martinaj, por edhe për çështje të tjera.

Taulant Balla:

“Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar deri në fund jo vetëm kësaj çështje por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur sikurse pjesë p.sh. e analizës tonë sot me Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale në Korçë të pazbuluara.”