Balla për reformën territoriale: Do t’i qëndrojmë ndarjes aktuale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se kjo forcë politike i qëndron ndarjes aktuale, sa i përket reformës territoriale.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se falë kësaj reforme, në 7 vitet e fundit shërbimet publike dhe ai online janë përmirësuar.

Nëse nuk do të ketë shtyrje, Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.