
Balla: Më 7 Korrik seancë e posaçme në Kuvend për Srebrenicën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë. Balla nënvizoi se do të hartohet një dokument serioz si dhe në seancë do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha gjithashtu se Kuvendi nuk mund të përdoret përmes rezolutave nga askush.