Balla: Investitori strategjik nuk përfiton nga fondet publike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka nuk ka përfituat nga fondet publike. Për kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, ai tha se gjithçka është një flukse sapuni dhe se e gjithë procedura për investitorin strategjik është zhvilluar sipas ligjit.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave. Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.