Bajram Begaj firmos dy dekretet e para si president i vendit

Dekretimi i ndryshimeve në qeveri, është akti i parë që përmbush Bajram Begaj në Postin e Presidentit të Republikës, një detyrë të cilën e mori pas 24 korrikut të këtij viti.

Kreu i shtetit dekretoi sot shkarkimin nga detyra të Arben Ahmetaj si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, si edhe emërimin Belinda Ballukut edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

*Tibo News