
Bageta franceze pjesë e UNESCO-s
Bageta, buka kryesore e Francës, hyri në listën e trashëgimisë kulturore të Kombeve të Bashkuara, duke sjellë reagime të gëzueshme nga furrtarët francezë dhe jo-bukëpjekësit.
Buka me kore krokante është një simbol i Francës në mbarë botën dhe ka qenë një pjsë kryesore e dietës franceze për të paktën 100 vjet.
Që nga viti 1993, bagetat mbrohen sipas një ligji kombëtar, i cili përcakton se bagetat tradicionale duhet të bëhen në ambientet ku shiten dhe mund të bëhen vetëm me katër përbërës: miell gruri, ujë, kripë dhe maja. Ato gjithashtu nuk duhet të përmbajnë aditivë ose konservues.
Organi i trashëgimisë së OKB-së, UNESCO, me bazë në Paris, votoi dhe vendosi për të përfshirë “njohurinë artizanale dhe kulturën e bagetës” në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, e cila tashmë përfshin rreth 600 tradita nga mbi 130 vende.