“Baby braids”, modeli ideal i flokëve gjatë kësaj vere  

Kohëve të fundit, duke parë vajza të njohura tek shkëlqejnë me këtë model, “baby braids” janë bërë modeli ideal i kësaj periudhe stinore.

Gigi Hadid, “Baby Braids”

Çfarë i bën “baby braids” kaq të veçanta?

Përveç nostalgjisë, këto gërsheta mund t’i shtohen pothuajse çdo modeli flokësh, të funksionojnë në të gjitha teksturat dhe në çdo lloj  gjatësie.

Më e rëndësishmja, meqenëse “baby braids” zakonisht shtohen në pjesët e përparme të flokëve tuaj, ju mund të shihni se çfarë po bëni kur stiloni flokët përpara pasqyrës.

Hailey Bieber, Baby Braids”

Ky model jep një energji lozonjare dhe është perfekt për pranverë dhe verë.

Ndërsa dy gërsheta për kornizën e fytyrës janë versioni klasik i këtij trendi të flokëve, ju mund t’i shtoni pamjes suaj një numër gërshetash të vegjël në pjesët e sipërme të flokëve tuaj njejtë si Dua Lipa.

Dua Lipa, “Baby Braids”

Përveç festivaleve muzikore, ky lloj gërshetash shpesh lidhet me vitet ’60 dhe ’70, ndaj sillet edhe si një nostalgji.