Babai godet të birin me thikë

Një familje në Lushnje është përfshirë në një konflikt ku ka degraduar me përdorimin e thikës.

39 vjeçari me inicialet N.P ka shkuar në spitalin e Lushnjës pasi është goditur me thikë nga babai i tij, 69 vjeç me incialet B.P.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti me të birin ka marrë dëmtime në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.