Avokatja shqiptare në Itali: Çështjet gjyqësore më kanë bërë krenare për punën time

Elierta Myftari, me profesion avokate e lindur në Shqipëri, ka arritur të ketë sukses në të gjithë këto vite ushtrimi të profesionit të saj. Pasi mbaroi studimet e saj në Elbasan u transferua në Napoli dhe më pas rrugëtimi si avokate do të vazhdonte në Milano, ku tashmë jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj. Aktualisht ajo është drejtuese e një studio ligjore ku së bashku me bashkëpunëtoret e shqyrtojnë çështje penale, civile, administrative, imigracioni, dëmshpërblime etj.

Gjate karrierës ajo ka trajtuar shume raste te veçanta, si raste të dhunës në familje, raste penale me akuza vrasjeje, me akuza mashtrimesh, raste të bujshme të hetuara apo edhe raste jo te bujshme por shumë të rëndësishme dhe të komplikuara.

Ajo e pranon se një rrugë e tillë ka vështirësitë e tij, por mesa duket Elierta ia ka dalë më së miri të shkëlqejë në një vend si Milano. Për të Italia ka qenë një ëndërr, të cilën arriti ta kthejë në realitet.