Avokatët bojkot proceseve gjyqësore, shkak harta e re

Vënia në zbatim nga qeveria për hartën e re gjyqësore sjell një bojkot tre ditor të gjyqeve nga avokatët shqiptarë.

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë i kërkon antarëve të tij, të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshirë edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

Sipas Dhomës të Avokatisë, harta e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta.

*Tibo News.