
Avion që nuk ndot ajrin, Airbus përgatit konceptin e 2035
Delta Air Lines do të ndihmojë prodhuesin e avionëve Airbus për të ndërtuar një aeroplan pasagjerësh me energji hidrogjeni.
Delta është linja e parë ajrore me bazë në SHBA me të cilën prodhuesi evropian i avionëve është në partneritet për avionët me hidrogjen.
Zyrtarë të kompanisë thanë se Airbus kanë plane të prodhojnë një avion të vogël pasagjerësh të fuqizuar nga hidrogjeni për të hyrë në shërbim në vitin 2035.
Deri më tani projekti për avionin me hidrogjen është akoma në fazën e konceptimit.
Delta, tha se do të fokusohet në të kuptuarit e kërkesave për vendosjen e aeroplanit të ri duke përfshirë prodhimin e hidrogjenit të gjelbër në Shtetet e Bashkuara.
Transportuesi tha se partneriteti do të avokonte gjithashtu për një të ardhme të pa karbon në aviacion.
Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing Co ka qenë më skeptik në lidhje me perspektivat komerciale për transportin ajror me energji hidrogjeni deri në vitin 2035, duke vënë fokusin më të madh publik në karburantet e qëndrueshme të aviacionit.
Delta është një nga klientët më të mëdhenj të Airbus. Që nga fundi i dhjetorit, ajo kishte 368 avionë Airbus në flotën e saj.
Avionët e së ardhmes mendohet të jenë me hidrogjen dhe do të jepnin zero emetime të dioksidit të karbonit në atmosferë.