
Avion luftarak të gjeneratës së ardhshme/ Britania, Italia dhe Japonia bëhen bashkë
Japonia do të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2035, njoftuan qeveritë e tre vendeve. Tokio, Londra dhe Roma po fillojnë një “projekt ambicioz për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme”, një program që ata e quajtën GCAP (Programi Global Combat Air”.
Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.