Ava Max u përgjigjet 22 pyetjeve nga MTV

Kanali MTV ka sjell një rubrikë të quajtur “22 Questions for the 2022 Video Music Awards” ku i ka drejtuar këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Ava Max 22 pyetje.

Një ndër pyetjet ishte për ritaulin e saj të përhershëm kur ngjitet në skenë përpara çdo performance.

“Rituali im para shfaqjes duhet të jetë pak a shumë si: Unë bëj një lutje të vogël në kokën time dhe bëj simbolin e kryqit”, ka treguar 28 -vjeçarja. Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është me origjinë nga qyteti i Sarandës. Prej katër vitesh, gëzon një sukses ndërkombëtar falë debutimit të saj të fuqishëm në muzikë me hitin “Sweet but Psycho”.