Nga 1 janari automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi

Nga 1 janari, automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë pa ndalim në territorin e Serbisë.

Ky vendim është marrë nga qeveria serbe dhe hyn në fuqi zyrtarisht nga 1 janari i 2024.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve me targa RKS bëhet për arsye praktike, me qëllim që të mundësohet liria e lëvizjes.

“Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, ka thënë Petkoviç

.