Autobusët falas nuk bindën për Belind Këlliçin! Veliaj sërish kryebashkiak i Tiranës

Tanimë nuk ka më dyshime dhe pritje për të zbuluar që Erion Veliaj konfirmohet sërisht në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në këto zgjedhje ai ishte përballë kandidatit demokrat të Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi, i cili nuk arriti të mposhtë Veliajn me premtimet dhe programet e tij, ku më e zëshmja ka qenë edhe ajo e autobusëve falas.

Veliaj nuk hezitoi të dilte dhe të shpallte festën për fitoren, teksa theksoi se projektet për Tiranën do të vijojnë.

“Do duhet menjëherë të fillojmë me disa projekte të reja siç është Teatri Kombëtar. Kemi shumë punime në 7 lotet e Unazës së Madhe. Do të hapim një kantier të ri te Kthesa e Kamzës që ka të bëjë me terminalin perëndimor. Dhe pastaj do të kemi një lot të ri të shkollave të reja kryesisht në zonët e Astirit, Liqenit të Thatë dhe Saukut për t’u siguruar që e mbyllim përfundimisht buqetën e shkollave të reja të Tiranës. Më pas duam që të fillojmë me Kopshtin Botanik. Dhe pastaj jemi fokusuar te Bulevardi i Ri”,

Qarku Tiranë

Tiranë

Numëruar: 100% / Votuar: 43%

Kandidati             Subjekti Përqindja

Erion Veliaj          PS           54.30%

Belind Këlliçi       BF           34.94%

Arlind Qori          BASHKE 4.80%

Roland Bejko      PD          4.27%

Marko Dajti         FM         0.95%

Lajla Pernaska    PDIU      0.73%