
Australiani shënon rekord në sërf, qëndron 30 orë mbi dallgë
Një australian ka thyer rekordin botëror për seancën më të gjatë të sërfit duke qëndruar mbi 30 orë në valë.
Rekordi i Blake Johnston u shënua pas 30 orë e 11 minutash në ujë në plazhin Cronulla në jug të Sydney-t.
Duke e përshkruar veten si “shumë të përgatitur”, Johnston u tha gazetarëve se do të vazhdonte pasi “ka ende një punë për të bërë”. Me maratonën e tij në bord ka mbledhur rreth 240,000 dollarë për bamirësi.