Australia tronditet nga një sulm me armë

Një sulm me armë ka tronditur Australinë mëngjesin e kësaj të martë ku për pasojë kanë humbur jetën 6 persona.

Gjithçka nisi nga një telefonatë që policia mori në lidhje me dy persona të zhdukur në një pronë pranë një zone rurale. 

Sapo efektivët blu kanë mbërritur në vendngjarje janë  përballur me të shtëna kundrejt tyre.

Për pasojë Matthew Arnold 26 vjeç dhe Rachel McRaw 29 vjeç, dy efektiv policie të cilët sapo kishin nisur karrierën e tyre kanë mbetur të vrarë.

Në mesin e 6 viktimave ishte edhe një fqinj 58 vjeç si dhe dy burra dhe një grua të cilët dyshohen se janë autorët e krimit.

Ata mbetën të vrarë pas përforcimeve të forcave blu që mbërritën në vendin e ngjarjes dhe u përplasën me autorët e krimit në një përleshje me armë.

Autoritetet hetimore kanë deklaruar se motivi i kësaj maskare mbetet ende i paqartë.

Kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi këtë ngjarje  si të tmerrshme.

Ai tha se ishte zemërthyer për familjet dhe miqtë e policëve të Queensland që humbën jetën në krye të detyrës.

Krimi si pasojë e armëmbajtjes mbetet i rrallë në Australi, e cila ka disa nga ligjet më të ashpra të mbajtjes së armëve në botë.

*TiboNews