Australia do të përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon

Qeveria australiane ka thënë se do ta përgjysmojë numrin e migrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e prishur” të imigrimit. Ky vend mëton të pranojë 250.000 njerëz,  shifër në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit, deri në qershor të vitit 2025.Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, po ashtu, sipas planit të ri. Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke e shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës.

Në anën tjetër, Australia ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë.