Australia anulon “vizat e arta” për të pasurit

Australia ka hequr “Vizën e Artë” për të gjithë investitorët e pasur të cilët kishin të drejtën për të jetuar në vend. E krijuar për të tërhequr biznesin e huaj, vizat e arta u anuluan nga qeveria pasi zbuloi se “po jepte rezultate të dobëta ekonomike”.

Kritikët kanë argumentuar prej kohësh se skema po përdorej nga zyrtarë të korruptuar. Vizat e arta tashmë do të zëvendësohen me viza të punëtorëve të kualifikuar.

Mijëra viza për investitorë të rëndësishëm (SIV) janë dhënë përmes programit që nga viti 2012, me 85% të aplikantëve që janë nga Kina sipas të dhënave të qeverisë.

E cilësuar si një mënyrë për të nxitur investimet e huaja dhe inovacionin, kandidatët duhej të investonin më shumë se 5 milion dollarë Australianë (2.6 milion; 3.3 milion dollarë) në Australi për t’u kualifikuar.