Australi, Sydney regjistron ditën më të nxehtë në dy vite

Pjesë të Australisë lindore, duke përfshirë Sidnein kanë shënuar ditën e tyre më të nxehtë në më shumë se dy vite, me temperatura mbi 40 gradë Celsius, duke rritur rrezikun e zjarreve.

Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar 40 zjarre në Uellsin e Ri Jugor. Një zjarr pranë Madgi dhe më shumë se 250 kilometra në veriperëndim të Sidneit ka vënë rajonin në alarm. Ekipet e zjarrfikësve u kërkuan banorëve të kërkonin strehim të sigurt në zonë pasi ishte tepër vonë për t’u evakuuar.

Bregdeti lindor i Australisë është prekur nga fenomeni i motit La Niña, i cili zakonisht shoqërohet me rritje të reshjeve gjatë dy viteve të fundit, duke rezultuar në reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të përhapura.

Në vitin 2022, Sydney regjistroi reshjet më të larta vjetore që nga fillimi i regjistrimeve në 1858.