
Audrey Glover, gruaja që i njeh mirë zgjedhjet në Shqipëri
Audrey Glover eshte vendosur të jetë Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri.
Misioni pritet të mbërrijë në Tiranë të premten për të zhvilluar një tur takimesh me drejtuesit e Komisioni Qendror Zgjedhor, institucioni përgjegjës i organizimit të zgjedhjeve.
Por Audrey Glover është një njohëse e mirë e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Audrey Glover është veterane e proçeseve zgjedhore në Shqipëri.
Ajo drejtoi misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 për herë të parë.
Ajo u rikthye shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe më pas në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.
*Tibo News