“Audible”, dokumentari i një ekipi futbolli të shurdhër, nominohet për Oscar

Audible”, dokumentari i shkurtër, por i nominuar për çmimin Oscar, tregon historinë e një ekipi futbolli të shurdhër në Amerikë.

Filmi i prezanton shikuesit me Amaree McKenstry-Hall, atletin gjimnazist i cili përballet me humbjen e mikut të tij të ngushtë. Humbja  e këtij të fundit ishte shkaktuar nga vetëvrasja.

Dokumentari shqyrton diversitetin e komunitetit të shurdhëve.

Ky është konsideruar si përfaqësimi më i madh i të shurdhëve në një film.

 

Për Amaree McKenstry-Hall është padyshim privilegj të jesh në gjendje të përfaqësosh komunitetin e të shurdhëve në Oscars.

“Të shohësh kaq shumë njerëz që votojnë për “Audible” për të arritur nominimin është kaq emocionuese,” shprehet Amaree.

Regjisori i dokumentarit, Matt Ogens, tha se filmi e mësoi atë të dëgjojë më shumë dhe të flasë më pak.

Nominimi i “Audible” për tre çmime Oscar, përfshirë këtu edhe si filmi më i mirë, do të mund të ndihmojë në shtytjen e Hollivudit për të treguar histori më gjithëpërfshirëse, pa një fokus qendror në paaftësinë e një personazhi.

Troy Kotsur, i cili luan Frank Rossi-n, kohët e fundit u bë aktori i parë i shurdhër që mori çmimin për aktorin më të mirë dytësor.

Eventi për ndarjen e çmimeve Oscar do të jetë më datë 28 mars.

“Audible” aktualisht po transmetohet në Netflix.