Atentati i planifikuar ndaj Lulzim Bashës në 2017

Hakerat që sulmuan kibernetikisht sitemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, së fundi kanë publikuar dokumentat e drejtorisë Anti- terror të vitit 2017. Ku thuhet se në atë kohë është planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, asakohë ishte drejtues i PD-së.

Në dokumentin e publikuar bëhet e ditur se ishin tre persona të dyshuar.

Afrim Morina, i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge. Arben Ymeri, praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri. Dhe Fatmir Gurgurovci, dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit.