Atentat në Kurbin, vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve

Mëngjesin e kësaj të shtune Kurbini është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ekonomisti i një firme inertesh është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i saj.

Pronari i firmës është Ardian Gjeloshi, kurse ekonomisti që ka humbur jetën është Selman Mihana.

Selman Mihana, 70-vjeçar ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi. Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ku janë shkrehur mbi 15 plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurëz, ndërsa Policia dhe RENEA kanë zbarkuar në zonë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.