
AstraZeneca parashikon rritje të fitimeve, por jo nga vaksinat
AstraZeneca bën parashikimin e shitjeve më të larta për vitin 2022. Prodhuesi i barnave parashikon fitimet më të mira nga sa pritej për tremujorin e katërt ndërsa janë shtuar shitjet për trajtimin e antitrupave ndaj Covid-19 dhe ilaçet kundër kancerit.
Megjithatë, kompania me bazë në Londër ka paralajmëruar se marzhi bruto i fitimit nga medikamentet anti-koronavirusit si vaksinat dhe ilaçet e tjera pritet të jetë më i ulët se mesatarja e fitimeve të kompanisë për këtë vit.
AstraZeneca ka njoftuar se kombet me të ardhura të ulëta do të vazhdojnë të marirn vaksinën me baza jofitimprurëse për kompaninë, pasi fitimet konsiderohen modeste.
Prodhuesi anglo-suedez i barnave regjistroi gjatë 2021-shit shitje të përgjithshme me rritje 38%, që në shifra do të thotë 37.42 miliardë dollarë me norma valutore konstante.
Kompania shihet nga ekspertët si një nga prodhuesit kryesorë të barnave me rritje më të shpejtë, kryesisht falë terapive të reja kundër kancerit.